Moti i keq i orëve të fundit ka ngritur sërish sirenat e alarmit në shumë qytete të vendit. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rrebesh shiu dhe rruga kryesore e qytetit të Laçit duket sikur përshkohet nga një lumë.

Në rubrikën “Ti raporton” të Top Channel, qytetarët e Laçit kanë dërguar pamje të ujërave që kanë vërshuar në rrugët e qytetit, e cila është bërë krejtesisht e pakalueshme për qytetarët dhe automjetet.

Top Channel