Padurimi për startin e “The Voice Kids’ nuk e përmban pothuajse fare stafin, të cilët hera – herës postojnë foto dhe video nga përgatitjet. Këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as anëtarja e jurisë së “The Voice Kids”, këngëtarja Miriam Cani.

Në foton e postuar në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me pjesën tjetër të stafit të “The Voice Kids”, Miriam Cani premton për teleshikuesit shqiptarë akoma edhe më shumë surpriza: “Festat po afrojnë dhe ne kemi plooot surpriza për ju. Ejani nesër në orën 13:30 për të ndjekur nga afër audicionet e fshehura e @voicealbania”.

Superprodhimi i Top Channel “The Voice Kids”, moderator i së cilës do të jetë Ledion Liço, do të startojë në muajin e parë të vitit 2018 dhe surprizat që do të ofrojë janë të larmishme.

Anëtarët e jurisë si dhe trajnerë të “The Voice Kids” janë emrat më të njohur të muzikës shqiptare si: Aleksandër Gjoka, Eneida Tarifa, Miriam Cani dhe Renis Gjoka.

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Top Channel