Tre mjete janë përplasur rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në afërsi të Xibrakës.

Mjeti tip “Honda” me targa AA 186 LL drejtuar nga shtetasi P.K., 44 vjeç nga Durrësi, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 503 EC, drejtuar nga shtetasi Sh.K., 24 vjeç nga Labinot Mal Elbasan dhe me një mjet autobuz me targa AA 301 I K drejtuar nga shtetasi A.H., 51 vjeç nga Tirana.

Si pasojë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan shtetaset H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të treja shtetaset ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel