Paris SG, “poker” për t’iu kundërpërgjigjur atij të Monacos

16/12/2017 19:09

“Pokerit” të Monacos një natë më parë, kryesuesit e PSG-së i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë pasditen e kësaj të shtune, teksa kanë mposhtur 4-1 në transfertë ekipin Rennes.

Braziliani Neymar, me nga një gol në secilën pjesë, dhe me dy asiste në golat e shënuar nga Mbappe në të parën, e Cavani në të dytën, ishte heroi i ndeshjes për parizienët.

Parisi shkon i qetë drejt pushimeve të dimrit, falë distancës prej 9 pikësh të krijuar me ndjekësit më të afërt, kampionëve në fuqi nga Principata, ndërsa i vetmi detaj për t’u shënuar si negativ nga përballja e sotme ishte dalja me të kuq, si pasojë e dy kartonave të verdhë, një minutë nga fundi i kohës së rregullt, i Kimpembe.

Top Channel