Policia e Portit në Durrës sekuestroi një sasi të konsiderueshme heroinë, që dyshohet se po tentohej për t’u trafikuar në Itali.

Bëhet fjalë për rreth 2 kilogramë e drogës së fortë, që u gjet dhe sekuestrua brenda njëkamioni që po imbarkohej në një traget të linjës Durrës-Bari.

Policia ndaloi personin që drejtonte mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbuluar nëse në këtë përpjekje janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Top Channel