Një miliarder kanadez dhe bashkëshortja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana ende të paqarta.

Trupat e Barry dhe Honey Sherman u gjetën nga një agjent mobiliar. Sherman ishte themelues dhe drejtuesi i gjigantit farmaceutik Apotex, i cili shet në gjithë botën ilaçe gjenerike. Ai ishte një nga më të pasurit e Kanadasë, dhe një filantropist.

Në vendngjarje nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë në shtëpi, tha policia. Mediat lokale raportojnë se nuk po kërkohet për ndonjë të dyshuar.

Madje dhanë pak detaje, dhe as identitetin e të ndjerëve. Por u zbulua nga miqtë venas dhe nga zyrtarët që kanë reaguar të shokuar për lajmin.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau postoi në Tvvitter ku ngushëlloi familjen dhe miqtë e çiftit për ndarjen e tyre nga jeta.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Top Channel