Trump, bisedë telefonike me Putin: Ndihmë për Korenë e Veriut

15/12/2017 16:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike të enjten mbrëma me homologun e tij rus, Vladimir Putin, e pas saj u publikua edhe një deklaratë e shkurtër mbi përmbajtjen e bisedës.

Pak pas bisedës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders deklaroi se “presidenti Trump foli me Putinin”, ndërsa sot ka qenë vet kreu i qeverisë amerikane që ka folur.

Presidenti Trump tha se shpreson që të marrë më shumë ndihmë nga homologu rus, Vladimir Putin, në përpjekjet për të bindur Korenë e Veriut të braktisë programet e saj raketore e të armëve bërthamore.

“Çështja e parë që u diskutua ishte Koreja e Veriut, sepse ne do ta prisnim krahëhapur ndihmën e tij në lidhje me vendin e izoluar komunist. Kina është duke ndihmuar, ndërsa Rusia jo. Do të donim të kishim edhe ndihmën e Moskës”, u tha Trump reporterëve.

Top Channel