Tre motra, martohen me 3 shokë, në një dasmë 3 orëshe

15/12/2017 14:23

Hannah, Naomi dhe Elisabeth Reichrad thanë “Martohem!” njëra pas tjetrës pasi i ati i tyre, 54-vjeçar i shoqëri në altar në Georgetown të SHBA-së.

“Gjërat e mira erdhën për të treja ne. Të treja jemi fejuar në tre muaj të njëra-tjetrës në 2015, bëmë një dasmë të trefishtë dhe tham “martohem” në një ceremoni tre orëshe. Gjithmonë kemi qënë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, kështu që kishte kuptim të martoheshim të treja në të njëjtën ditë”, tha ekonomistja Elisabeth, një nga tetë motrat.

Vajzat rrëfejnë se babai i tyre James bënte gjithmonë shaka me to duke u thënë që do martoheshin të treja bashkë që të kursente para. Në atë kohë as që e mendonin, por ja që ashtu u bë realitet. Tre djemtë, janë shok fëmijërie me vajzat.

Megjithatë, pavarësisht numrit të tyre me fat tre, motrat bukuroshe do të bëjnë muaj mjalti të ndara nga njëra tjetra.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel