Talenti slloven i Realit, kosh nga 25 metra ndaj Barçës

15/12/2017 18:29

Që Luka Donçiç është talent i madh i basketbollit botëror, këtë e kanë kuptuar të gjithë që në momentin kur e panë në Europianin e këtij viti me përfaqësuesen sllovene.

Ai është vetëm 18 vjeç, por është në gjendje që të befasojë çdo ditë e më shumë. Këtë radhë, ai bëri një prej mrekullive të tij në “El Clasico”-n e Euroligës në basketboll, mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Në sekondat e fundit të periodës së tretë të ndeshjes, Donçiç merr guximin të tentojë një gjuajtje nga një distancë shumë e largët, prej 25 metrash, dhe u tregua i saktë duke entuziazmuar jashtë mase tifozët e skuadrës madrilene.

Sa për kronikë, Reali i Madridit e fitoi klasiken e basketbollit me Barcelonën 87-75 dhe tani ka një bilanc me 6 fitore dhe 6 humbje.

Top Channel