Robbie Williams: Kam fjetur me 4 nga 5 vajzat e Spice Girls. A është Victoria mes tyre?

15/12/2017 21:48

Një deklaratë e Robbie Williams ka vënë në kërkim mediat rozë në Britaninë e Madhe për të gjetur emrat e pjesëtareve të ish-grupit të famshëm “Spice Girls”, me të cilat këngëtari thotë se ka fjetur.

“Isha në një koncert dhe po përgatitesha për të kënduar Back for Good. Para se të nisja përshëndeta fansat. Zonja dhe zotërinj, unë jam një njeri me shumë fat. Jam i vetmi në botë që kam qenë me Take That dhe katër nga pesë vajzat e Spice Girls’”, deklaroi për Bizarre Life të Dan Wotton.

Kaq mjaftoi që ky i fundit të kërkonte me ngulm një përgjigje nëse mes këtyre ka qenë edhe Victoria e David Beckham.

“Jo, jo! Vërtet që nuk kam shkuar me të. Thashë katër nga pesë!”, u përgjigj ai.

Victoria Beckham u përjashtua nga vetë këngëtari dhe David mund të rrijë i qetë, ndërkohë që Mel B deklaroi pak kohë më parë se nuk ka fjetur me Robbie Williams. Duke hequr këto dyja, ngelin vetëm tri nga pesë këngëtaret e grupit të famshëm femëror britanik, e jo katër… dhe pyetja që ngrihet me të drejtë është; Kush gënjen?

FOTO GALERI
1/4

Top Channel