Në SHBA, në veturat e General Motors do të adoptohet një sistem multimedial i gjeneratës së fundit, i quajtur OnStar.

Falë aplikacionit Marketplace prej sot mund të porositen kafe dhe të paguhen duke përdorur ekranin e navigatorit, por me vete duhet të kesh kontaktet apo kartën e kreditit.

Me disa klikime bëhet porosia, dhe në rrugën që po kalon kafeja merret në pikën më të afërt të ndalimit, të udhëzuar nga GPS. Madje në këtë mënyrë mund të prenotoni edhe një tavolinë në restorant, një dhomë hoteli, apo të blini një sërë gjërash dhe karburant.

Marketplace është platforma e parë e tregut elektronik u studiuar për të funksionuar me sistemet multimediale të lidhura edhe me rrjetin 4G LTE, të montuara në mjetet e prodhuara gna General Motors, dhe të shitura me markat Chevrolet, Buick, GMC dhe Cadillac.

 

Top Channel