Menaxherja e futbollistëve, Frensis Nikolla: Mami më thoshte se do mbetesha pa familje

15/12/2017 22:51

Futbolli është një nga sportet që ndiqet e drejtohet mësë shumti nga meshkujt, por nuk janë të pakta edhe femrat që kanë një karrierë në futboll, jo vetëm të luajtur, por edhe atë menaxherial.

Një ndër to është edhe shqiptarja Frensis Nikolla, e cila aspiron që të bëhet e tillë. Por që normalisht në një sport të dominuar nga meshkujt nuk kanë munguar as paragjykimet dhe e para që ka pasur vërejtje ka qenë mamaja e saj.

Frensis tregon se babai e ka mbështetur që në fillim, ndërsa mamaja… “Nuk ishte dakord, jo më tha… Kur e pyeta përse, u përgjigj duke më thënë se nuk do kesh kohë të bësh familje”, tregon Frensis Nikolla.

Top Channel