Matuidi: Dua golin e parë me fanellën e Juventusit

15/12/2017 03:19

Blasé Matuidi erdhi këtë verë në Torino, nga gjigantët francezë të PSG-së dhe nga java në javë po shndërrohet në një lojtar stabël i formacionit të Allegrit.

Mesfushori francez është një nga lojtarët me minutazh më të lartë te bardhezinjtë dhe tregon se po ambientohet mjaft mirë me skuadrën e tij të re.

“Ndihem shumë mirë, sepse po luaj dhe po ambientohem shpejt. Shokët e skuadrës më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar shumë, ndërsa tani mezi po pres të gjej golin e parë me fanellën e Juventusit. PSG-ja i përket të shkuarës dhe mendja ime është e përqendruar tërësisht te Juventusi, pasi dua të fitoj Championsin me këtë skuadër. Shorti na rezervoi Tottenhamin, një skuadër mjaft të mirë, por ne kemi element me mjaft eksperiencë, që mund të përballen me këdo”, u shpreh Matuidi.

Top Channel