F1, vajzat e çadrave në rrezik (Foto)

15/12/2017 11:50

Femra dhe makina. Ky binom është në rrezik, të paktën në Formula 1.

Vajzat që mbajnë çadrat në vijën e nisjes mund të mos jenë më, madje as në podium, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Pra, duhet të përgatitemi për gara pa femra të bukura mbi taka të larta.

Liberty Media, pronari i ri i F1, po e mendon këtë gjë pasi, sipas tij, shumë njerëz e shohin si një traditë që nuk ia vlen të ruhet.

“Disa mendojnë se ka kaluar koha e tyre, disa të tjerë që duhet të qëndrojnë. Kur të kemi të gjitha këndvështrimet, do të marrim një vendim për të mirën e sportit”, janë shprehur Chase Carey dhe Ross Brawn.

FOTO GALERI
1/40

Top Channel