Pas fitores në kampionat dhe më pas në Kupën e Italisë, duket se Milani i Gattuso-s po merr formë, por në shtëpinë kuqezi është rikthyer sërish problemi “Donnarumma” për të cilin ka folur sërish edhe menaxheri i portierit, Mino Raiola.

Por këtë herë, Raiola ka sulmuar drejtpërdrejtë drejtorin sportiv të Milanit, Mirabelli-n, duke thënë se gjithçka është kthyer personale.

“Mirabelli ka një problem personal me mua dhe përdor Gigio-n për të më sulmuar. Por unë nuk dua të përfshihen në këtë rreth akuzash mediatike, që do të rëndonin mbi klientin tim. Donnarumma nuk ka të bëjë fare me këtë histori dhe nuk është e drejtë ta përdorësh si instrument. Mirabellit sot i duhen këto polemika për të hequr vëmendjen nga problemi i vërtetë i Milanit, që është projekti i tij teknik. Unë nuk kam gjë kundër Milanit, përkundrazi, dëshiroj që të ketë sukses”, tha Raiola.

Top Channel