Altin Basha: Ministria e Kulturës s’merret me punë reale!

15/12/2017 22:02

Pas reagimit të ministres së Kulturës në “Top Show Magazinë” në lidhje në lidhje me akuzat e komentet e disa aktorëve e regjisorëve, mes të cilëve edhe të regjisorit Altin Basha, ky i fundit ka vijuar sërish akuzat ndaj këtij institucioni.

Duke folur në “Top Show Magazinë” për një shpërndarje sa më të mirë të produkteve kulturore, regjisori Altin Basha theksoi se Ministria e Kulturës nuk merret punë reale, por me marketing televiziv.

“Po të kemi një skemë të mirë të ofrimit të produkteve kulturore. Për fat të keq kemi një përqendrim të madh në Tiranë, e bëhet shumë pak punë për ta shpërndarë këtë produkt. E në këtë pikë hyjnë politikat. Praktikisht ne kemi Ministrinë e Kulturës, por nuk merret me këto punë. Merret me marketing televiziv, por nuk merret me punë reale. Po të punojmë, padyshim që ne do të krijojmë mundësinë që autorë të rinj shqiptarë të dalin, të ekspozojnë dëshirat dhe vlerat e tyre. E rëndësishme është të besojmë tek kultura jonë. Në fund të fundit kemi një detyrim ndaj publikut, t’i ofrojmë Kulturën për të cilën ai paguan taksat”, u shpreh Altin Basha, gjatë emisionit “Top Show Magazinë”.

Top Channel