Vettel: Nëse përmirësohemi si këtë vit, titullin e kemi në xhep

14/12/2017 20:32

Pesë fitore, 13 podiume, 4 pole position dhe 317 pikë. Këto janë statistikat e Sebastian Vettel në Botërorin e Formula 1 të vitit 2017.

Për herë të parë që kur erdhi te Ferrari, piloti gjerman ka pilotuar një makinë në gjendje për të luftuar për titullin kampion. Ai thotë se nëse Ferrari do të përmirësohet siç bëri këtë vit, me siguri që do e fitojë kampionatin e ardhshëm.

“Nëse do të hedhim hapa përpara siç bëmë këtë vit, titullin e kemi në xhep në 2018. Bëj shaka, por përmirësimi i këtij viti ishte i pabesueshëm. Makina ishte kompetitive që në fillim dhe u përmirësuam në të gjithë aspektet”, deklaroi Vettel për “Motorsport”.

Hera e fundit që Ferrari ka fituar kampionatin ka qenë përpara 11 vitesh, me protagonist finlandezin Kimi Raikkonen.

Top Channel