Rrapi plak bie në rrugë, bllokohet Fier-Vlorë

14/12/2017 16:52
Foto arkiv

Një pemë ka rënë në rrugën duke rrezikuar jetën e drejtuesit te një autoveturë. Rrapi shekullor që ra në rrugë bllokoi për më shumë se 30 minuta qarkullimin rrugor në drejtim të qytetit bregdetar të Vlorës, në dalje të qytetit të Fierit.

Sipas specialistëve, shkaku i shkëputjes se rrapit ishte mosha e madhe që ka shkaktuar kalbjen e pemës shekullore.

Në vendngjarje mbërriten uniformat blu të cilat bënë të mundur sistemimin e qarkullimit rrugor, i cili pas bllokimit për më shumë 30 minuta u rihap në një drejtim, atë në drejtim të Vlorës.

Top Channel