Plehrat mbysin Vjosën, në lumë hidhen 50 mijë ton mbetje, në një vit

14/12/2017 15:35

Buzë Vjosës duket sikur sapo ka ndodhur një katastrofë ajore. Por në fakt është një katastrofë mjedisore, pasojat e së cilës do të vazhdojnë për dekada. Kjo është pamja që ka lënë Vjosa pas daljes nga shtrati pak ditë më parë…

Në fakt mbeturinat Vjosa nuk i solli nga Greqia. Mbeturinat i përkasin të gjitha njësisë administrative Novoselë, që në mungesë të një venddepozitimi të posaçëm, i derdh buzë lumit, një zonë e mbrojtur ku normalisht nuk lejohet hedhja e mbeturinave.

Por nuk është vetëm Novosela. Vetë qyteti turistik i Vlorës nuk i ka dhënë një zgjidhje të qëndrueshme menaxhimit të mbetjeve. Përgjatë rrugës së vjetër në zonën e fshatit Panaja, rruga është një kordon i gjatë mbeturinash. Po ashtu dhe pylli i Sodës vijon të jetë një kosh gjigant mbeturinash. Pranë këtij pylli gjendet vendgrumbullimi i mbetjeve të bashkisë së Vlorës.

90 tonë mbetje depozitohen çdo ditë. Sasia totale në një vit është 50 mijë tonë. Por, pa asnjë trajtim dhe pa asnjë plan, nuk dihet deri kur mund të shfrytëzohet kjo fushe ku çdo vit derdhen 50 mijë ton mbetje të qytetit.

Top Channel