Ai është një ndër emrat më të lakuar të krimit ordiner, i sapodalë nga burgu i është rikthyer qelisë sërish.

Saleo Stojani, sot 24 vjeç është arrestuar nga efektivët e policisë pasi i ka vjedhur një 19-vjeçareje një telefon të markës HTC.

Ndërkaq, Stojani akuzohet dhe për tre vjedhje të tjera të ndodhura ditët e fundit në kryeqytet. “Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit: Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç. Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç. Në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel