Vendi ngjarjes

Një automjet është qëlluar me armë zjarri rreth orës 10.55 në fshatin Bruç të Matit. Policia është njoftuar nga një telefonatë dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga të dhënat paraprake, persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Volkswagen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Lleshaj, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

42-vjeçari udhëtonte i vetëm, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel