Lapo Elkann na lë sërish me gojë hapur. Së bashku me Garage Italia Customs dhe Pagani, ka krijuar makinën Huayra Lampo, që është një “bishë” e vërtetë.

Një ekzemplar i veçantë “Made in Italy”, i frymëzuar nga e famshmja Fiat Turbina, vetura-koncept ikonike e viteve ’50.

Një linjë agresive, një makinë garash me prestacion të jashtëzakonshëm.

“Të punoja ngushtë me Horacio Pagani dhe skuadrën e tij për të krijuar Lampon ishte shumë emocionuese. Pagani Automobili përfaqëson ekselencën në ndërtimin artizanal të automjeteve. Është shembull në stil, elegancë dhe teknologji”, tha Lapo përpara se të zbulonte makinën e mrekullueshme.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel