Dhunë në Beograd, 17 të plagosur në derbin Partizani-Crvena

14/12/2017 09:58

Njihet si një ndër derbit më të zjarrtë në futboll dhe shpesh ndeshja mes Partizanit të Beogradit – Crvena Zvezda shoqërohet nga trazira mes tifozëve në shkallët e stadiumit, por edhe jashtë tij.

Të paktën 17 persona mbetën të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë ishte bilanci i përplasjeve të fundit mes tifozërive në ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1.

Përplasjet e dhunshme mësohet se nisën në momentin kur disa mbështetës të Crvena Zvezdas kaluan në një nga sektorët ku ishin akomoduar ultrasit e Partizanit, e pikërisht pas reagimit të këtyre të fundit situata për disa momente doli jashtë kontrollit.

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kohë gjatë së cilës tifozëritë dhuruan “spektakël” me përplasjen mes tyre, duke i detyruar forcat e rendit të ndërhynin dhunshëm për të shmangur më të keqen. Mësohet se janë arrestuar disa nga ultrasit që konsiderohen shkaktarë të këtij sherri masiv.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel