Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin blerë karburantin me euro false.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se Genci Muja, 37 vjeç nga Kruja, dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç nga Fushëpreza, veçmas njëri-tjetrit kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara, të prerjeve 50 dhe 100 euro, në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Madje Genc Muja rezulton edhe autor i një pagese me prerje false 100 euro në një pikë karburanti në rrugën “Aleksandër Moisiu”, më 25 nëntor.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas dyshohet se mund të ketë kryer në këtë fushë.

Top Channel