Si ia bën për të puthur “Malin”?

13/12/2017 10:01

Aktori i Game Of Thrones, i njohur si “The Mountain”, Hafþór Júlíus Björnsson, është me përmasa herkuliane, por e dashura e tij fatlume e sheh me të qeshur diferencën e madhe në përmasat e tyre.

Pas komenteve të shumta të fansave që vinin në dukej diferencën në gjatësitë e tyre, Kelsey Henson ka një përgjigje të thjeshtë se si çifti e kalon këtë pengesë. Në një foto të tyre në Instagram një fans i kishte shkruar se si ia bën për ta puthur, dhe Kesley bën shaka: “ ai përkulet, unë në majë të gishtave. Ose thjesht do të më puthësh, më kap!”.

Rrugët e tyre u kryqëzuan në shtator, kur bukuroshja i kërkoi një foto aktorit në një restorant, që sot është fotoja e tyre më e famshme.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel