Sado të udhëtojmë në kohë, në hapësirë, në vende me kultura të ndryshme, fytyra e diktaturës mbetet e njëjta.

Shtypja dhe nënshtrimi i popullit mbetet thelbi i kësaj ideologjie kudo që ajo VENDOSET. Një mesazh të tillë përpiqet të përcjellë edhe vepra e Rajiv Joseph, “Rojet e Taxhit”, të cilën e ngjit në skenë më 15 dhjetor regjisori Altin Basha.

Humaxhuni, interpretuar nga Gazmend Gjoka dhe Baburi, i luajtur nga Lulzim Zeqja, janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit, Shah Xhahanit. Ata janë dy karaktere të kundërta: njeriu i devotshëm ndaj Perandorit dhe njeriu ëndërrimtar që kërkon lirinë. Dy perzonazhet, në dukje ushtarë të thjeshtë, mbartin në 90 minutat e shfaqjes gjithë karakteristikat e dy individëve që janë të detyruar të jetojnë në një sistem i cili mohon deri edhe të drejtat themelore.

Humazhuni dhe Baburi do të përpiqen shumë që të fitojnë besimin e Perandorit për të fituar postin më të lartë që mund të arrijnë postin e rojeve të harremit. Por, a do t’ia dalin dy miqtë? Dhe nëse e fitojnë, a do të mjaftohen ata me ruajtjen a harremit? A do të vazhdojnë t’i binden verbërisht Perdandorit? Këto përgjigje mund t’i merrni çdo të premte, të shtunë dhe të dielë në orën 19:00, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Top Channel