PSG dhe Real Madrid nuk do të sfidohen vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkaton e transferimeve.

Emri që po përmendet në orët e fundit është pikërisht ai i Gianluigi Donnarummës, e ardhmja e të cilit duket se është larg Milanit pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2021.

Situata e krijuar në klubin kuqezi, me Raiolën që ishte shprehur për anulimin e mundshëm të kontratës së lojtarit ka bërë që në Paris dhe Madrid të kthehet vëmendja nga pjesa kuqezi e Milanos.

Nëse do të arrihet anulimi i kontratës së re të portierit 18 vjeçar, atëherë Donnarumma në muajin shkurt do të jetë i lirë të nisë kërkimet për një skuadër të re.

Te Milani askush nuk dëshiron të privohet nga shërbimi i Donnarummës dhe tashmë drejtuesit të klubit italian i duhet që të gjejnë mënyrën për të riparuar disi dëmet në raportet me portierin dhe të mundësojnë qetësinë e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Një mënyrë është ofrimi i një kontrate të re dhe këtë radhë me klauzolën për zgjidhjen e saj të bashkangjitur me të, një opsion që për momentin ende nuk është marrë në konsideratë.

Nëse tentativat e kuqezinjve për të mbajtur Donnarummën, do të dështojnë atëherë duhet gjetur një destinacion për të. opsionet më të mundshme janë pikërisht Paris Saint Germain, me drejtuesit e të cilit Raiola ka raporte shumë të mira.

Opsioni i dytë është Reali i Madridit që kërkon të përforcojë repartin e gardianëve duke e bashkuar Donnarummën me Navas dhe Casillas.

Top Channel