Premier League, City i Guardiolës vijon të jetë i pamposhtur

13/12/2017 22:56

Manchester City nuk di të ndalet! Djemtë e Guardiolës regjistrojnë një “poker” në transfertë, përballë ekipit uellsian të Swanseat, duke ruajtur distancën prej 11 pikësh kundrejt ndjekësve më të afërt dhe rivalëve nga i njëjti qytet, Manchester United.

“Djajtë e kuq” mposhtën minimalisht Bournemouthin, falë një goli të shënuar nga Lukaku në pjesën e parë, një rikthim te fitorja për të besuarit e Mourinhos, pas asaj humbjeje të rëndë në derbin me “Citizens”.

Surprizë ose jo, Tottenhami ka mposhtur 2-0 Brightonin për t’u ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit, edhe pse me pikë të barabarta me Liverpoolin dhe Burnleyn. Ishin pikërisht “The Reds”-at që humbën këtë mundësi për të ruajtur vendin e fundit që të çon në Champions në fund të sezonit, pasi barazuan pa gola me West Bromwich Albion në “Anfield Road”.

Në ndeshjet e tjera, Evertoni triumfon në fushën e vështirë të Newcastle, 1-0, ndërsa Leicester mposhti po në transfertë Southamptonin 4-1. Në barazim pa gola u mbyll edhe sfida mes West Hamit dhe Arsenalit, me “topçinjtë” që zbresin në vendin e shtatë, një pikë larg vendit të katërt.

Top Channel