Nuk është kafene, por bibliotekë

13/12/2017 14:14

Për banorët e njësisë 7 në kryeqytet biblioteka që mban emrin “Musine Kokalari” është transformuar tërësisht. Nuk është një kafene, por një kënd leximi mjaft komod.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka publikuar disa foto të ambienteve të reja të bibliotekës në rrjetet sociale.

“Jo jo shoku, nuk është për kafe, po për libra. Thuajse gati biblioteka e re “Musine Kokalari” e Nj. 7! Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze”, shkruan Veliaj.

Biblioteka e re do të shërbejë jo vetëm si një vend leximi për miqtë e librit, por edhe si një vend komunitar, ku banorët e lagjes mund të zhvillojnë takime apo biseda të ndryshme.

Por përfitimi i banorëve të ndërtesës ku gjendet biblioketa ka qenë i dyfishtë, pasi veç një ambienti të ri leximi, Bashkia e Tiranës i ka mundësuar atyre edhe rikonstruksionin e fasadës së pallatit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel