Gjermania shpërblime ‘të majme’ për fitimin e Kupës së botës

13/12/2017 17:05
Skuadra kampione e Botës në 2014

Nëse Gjermania do të arrijë të fitojë Kupën e Botës në verën e vitit 2018 në Rusi, të gjithë futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Joachim Low do të përfitojnë një shpërbim të majmë.

Federata gjermane e futbollit ka vendosur të shpërblejë me 350 mijë euro secilin prej futbollistëve në rast se skuadra Gjermanisë do të arrijë të ngrejë lart për të dytën herë radhazi trofen më të rëndësishëm futbollistik botëror.

Për futbollistët e Gjermanisë janë parshikuar shpërblime për ndeshjet vetëm pasi të arrihen çerekfinalet: përkatësisht 75 mijë euro, 125 mijë euro për gjysmëfinalen, 200 mijë euro për vendin e dytë dhe 350 mijë euro për fitimin e trofeut.

Top Channel