City ‘divorc’ me Nike, kalon tek ‘Puma’

13/12/2017 13:21

Manchester City do të ndryshojë sponsor teknik sezonin e ardhshëm. Skuadra që kryeson Premier League Angleze nuk do të bashkëpunojë më me kompaninë amerikane të veshjeve sportive “Nike” për të nënshkruar një kontratë të re me Puman nga e cila do të përfitojë një shifër më të madhe të ardhurash.

Mësohet se nga bashkëpunimi me Puma, skuadra e Citizens do të përfitojnë 55 milionë Euro në vit, ndërkohë që Nike i paguante 22 milionë.

Kontrata mes Manchester City dhe Nike skadonte në fund të këtij viti dhe kompania amerikane kishte shfaqur dëshirën për rinovimin e saj. Por oferta e bërë nga Puma ishte shumë tunduese për Citizens që po shfaqet në një formë të shkëlqyer si në kampionatin anglez ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Me këtë kontratë sponsorizimi, Manchester City kërkon që të rivalizojë me United që përfiton 85 milionë Euro nga Adidas, ndërkohë që rekordin në këtë pikë e mban Barcelona që siguron nga kontrata me Nike më shumë se 110 milionë Euro në vit.

Top Channel