Një 17-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit për vjedhje, por në fakt u zbulua se kishte dhe lëndë narkotike, që e kishte blerë nga një adoleshent 15-vjeçar.

Njoftimi zyrtar i policisë së Elbasanit bën të ditur se K. SH, 17 vjeç nga Peqini dyshohet ti ketë vjedhur 200 mijë lekë një 73-vjeçari pranë postës së qytetit.

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur 13 gram kanabis në formë çokollate, dhe 105 mijë lekë.

Ndërkaq, është shpallur në kërkim 15-vjeçari S. K., pasi rezulton se është ai që i ka shitur drogën 17-vjeçarit.

Top Channel