Valencia kërkon blerjen përfundimtare të Kondogbia

12/12/2017 13:28

Me një fillim sezoni të shkëlqyer, Geoffrey Kondogbia do të jetë futbollist i Valencias në fund të këtij sezoni. Medias spanjolle flasim me siguri të plotë për të ardhmen e mesfushorit francez.

Sipas “Superdeporte”, e përditshme e Valencias, trajneri Marcelino që në këtë sezon po bën shumë mirë, i ka kërkuar klubit një sforco më të madhe finaciare për të përfituar kartonin e plotë të futbollistit. Kondogbia që u përfshi në shkëmbimin me Cancelo, mund të sjellë në arkat e Interit rreth 25 milionë euro.

Francezi nuk arriti të përshtatej me zikaltrit, edhe pse në verën e vitit 2016 u konsiderua si investimi më i rëndësishëm i kubit.

Top Channel