Shkatërrohet grupi kriminal në Londër

12/12/2017 15:15

Një grup nga më të sofistikuarit në Londër është goditur nga policia e Scotland Yard. Përveç prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, grupi njihej edhe per tortura.

Banda përbëhej nga 9 anëtarë, David Sell, 50 vjeç, Barry O’Neill, 37 vjeç, Anthony Woods, 44 vjeç, Francis Mulligan, 41 vjeç, Michael Bowman, 30 vjeç, Mark Richardson, 30 vjeç, Gerard Docherty, 42 vjeç, Steven McArdle, 33 vjeç dhe Martyn Fitzsimmons, 37 vjeç, të cilët sot janë shfaqur përpara Gjykatës së Lartë në Glasgow.

Një pjesë e tyre janë dënuar më herët nga gjykatat në Britani për akuza të ndryshme. Prokurori i çështjes, Alex Prentice, lexoi përpara gjykatës dëshmitë, faktet dhe provat për plot 2 orë. Gjithashtu ai pranoi përpara gjykatës se ky është grupi më i strukturuar i arrestuar nga policia e Scotland Yard.

Fitimet më të mëdha grupi i siguronte përmes tregtisë së kokainës.Prokuroret e çështjes zbuluan dhe provuan të gjitha lidhjet dhe marrëveshjet e e tyre të drogës, trafikut të armëve të zjarrit, dhunës dhe parave te pista.Banda përdorte për lëvizje makina super luksoze te vjedhura, mes tyre një Audi RS6 me vlerë 85 mijë paund apo Wolksvagen me vlerë 30 mijë paund.

Pasi kryenin punën e radhës, grupi kriminal i digjte këto makina. Sipas hetimeve nga ana e prokurorëve të çështjes rezulton se një ndër krimet e shumta të bandës kriminale është dhuna dhe tortura e ushtruar ndaj një përdoruesi droge, për borxhin e papaguar ndaj grupit kriminal.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel