Semiotika e Muzikës, shkenca e re “mbërrin” në Tiranë

12/12/2017 16:45

Dekadat e fundit është shpërfaqur një disiplinë e re në fushën e kërkimit muzikor dhe semiotik, ka lindur semiotika e muzikës.

Një nga studiuesit më të shquar të kësaj paradigme të re është Eero Tarasti. Profesor i Muzikologjisë në Universitetin e Helsinkit që nga viti 1984, themelues dhe drejtues i Institutit Ndërkombëtar të Semiotikës është në Tiranë për promovimin e librit të tij “Muzika dhe Shenjat” si dhe për një leksion të hapur me studentë të Univesitetit të Arteve.

“Studentët tuaj janë shumë të këndshëm. E ndjeva me sa vëmëndje e ndoqën leksionin. Ishin shumë të interesuar. Një pjesë të madhe të tyre i takova dje kur promovova librin tim. Pata një bisedë të këndhsmë me ta dhe mund të them që ju keni shumë talente muzikore këtu”, rrëfen ai.

Edhe pse muzika mendohet si një art autonom, profesor Tarasti e vendos theksin tek muzika si dukuri komunikimi e shenjimi mes njerzve.

“Semiotika si lëvizje ndërkombëtare filloi në vitet 1960 dhe kemi shumë katedra të semiotkës në Universitete të ndryshme. Në Itali përshembull përfaqësohej nga Umberto Eco dhe shumë të tjerë. Ndërsa semiotika e muzikës studion muzikën, shenjat dhe komunikimin. Në qendër shtë ideja që mu7zika gjithmonë transmeton njëlloj mesazhi apo kuptimi në vetvete”, thotë profesor Tarasti.

Por për çfarë na shërben më konkretisht qasja semiotike në muzikë?

“Muzika ka shumë tradita. Muzika është multikulturore. Por ka dicka në muzikë përtej kulturës. Muzika jonë klasike europiane është kuptuar në Kinë, Japoni apo Kore dhe ka performues të mrekullueshëm. Çfarë është ky aspekt universal në muzikë? Këtë ka për qëllim të zbulojë studimi ynë”, shpjegon studiuesi finlandez.

Por, përveç kësaj, sipas profesorit muzika mund të na ndihmojë të kuptojmë mënyrën sesi i prodhon njeriu shenjat dhe si bashkëjeton me to në universin e semiozës.

Top Channel