S’e kapërdin humbjen, Lacio mendon tërheqjen nga Seria A

12/12/2017 17:28

Lacio nuk e kapërdin gjykimin e gjyqtarit Giacomelli në ndeshjen e humbur 1-3 ndaj Torinos të hënën.

Sipas Sportmediaset, në kampin lacial mbizotëron një klimë e rëndë dhe atmosferë e zymtë, duke filluar që nga përgatitësit atletikë dhe deri tek presidenti Lotito.

Që të gjithë janë të bindur se “është një dorë që nuk dëshiron që Lacio të kapë vendin e katërt në Serinë A”.

Vetë Lotito e cilësoi më shumë se skandaloz gjykimin dhe thotë se ky është një rast i përsëritur, ndërsa në një deklaratë të klubit; aludohet për hapin drastik të tërheqjes nga kampionati.

Top Channel