Saimiri dhe Enkela: Jeta jonë

12/12/2017 18:13

Ata janë njohur në vitin 1996, kur të dy nisën të studionin në Akademinë e Arteve për regjisurë.

Pasi kuptuan që ishin bërë për njëri-tjetrin dhe lidhja e tyre ishte konsoliduar tashmë, Saimiri dhe Enkela në vitin 2003 kurorëzuan raportin e tyre në martesë. Familja u bë më e madhe kur erdhën në jetë njëri pas tjetrit Adrieli, Anja dhe fëmija i tretë Aroni, të cilët, siç thonë shpesh, janë pasuria e zemrave të tyre.

Nuk janë mjaftuar vetëm me faktin që ishin partnerë në jetë, por së bashku kanë luajtur shfaqje të ndryshme teatrale, duke u bërë partnerë dhe në skenë.

Sot ata janë të angazhuar tek qendra komunitare e Kishës Biblike, ku çdo të shtunë kalojnë kohë me fëmijët e tyre, por edhe të lagjeve përreth.

Për miqtë, ata janë çifti perfekt, që kanë gjetur ekulibrat e një familjeje të shëndetshme dhe të lumtur. Udhëtimi me besimin për ta nisi që në vitin 2001, kur dy artistët pranuan besimin protestant.

Që nga ajo kohë, ata janë bërë model për shumë familje të tjera, të cilat sjellin fëmijët e tyre në qendrën komunitare. Herë pas here, Saimiri dhe Enkela përfshihen në nisma humanitare, duke përdorur aftësitë artistike për të ndihmuar me aq sa munden komunitetin.

Motoja e tyre është: gjërat e vogla duhet të bëhen me shumë dashuri dhe besim…

Top Channel