Nisma e re e bashkisë “Më jep një qese, të të jap një trastë” ka nisur nga Pazari i ri, ku qytetarët e Tiranës janë surprizuar kur kanë parë vullnetarët që u kanë kërkuar ndërrimin e qeseve.

Nisma synon që të ndërgjegjësojë qytetarët për të ulur nivelin e qeseve plastike që janë një nga ndotëset më të mëdha të ambientit. Të gjitha zonjat që mbajnë një qese në dorë, mund ta shkëmbejnë atë me një trastë, e cila është mundësuar nga AADF.

Më 28 mars 2017, Bashkia Tiranë bashkë me disa nga administratorët e supermarketeve kryesore të Tiranës, nënshkruan marrëveshjen e parë për ofrimin e qeseve plastike me pagesë, e cila u vu në zbatim më datë 3 prill 2017. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me prodhuesit e bukës dhe pastiçeritë në kryeqytet.

Nga të dhënat e marra nga supermarketet si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit, reduktimi i përdorimit të qeseve plastike ka rënë në masën 60%. Heqja e qeseve nga përdorimi ne furrat e bukës nëpërmjet kësaj marrëveshje do reduktojë 1 milion të tilla në ditë.

Top Channel