Drejtoresha e një kopshti në Korçë është paditur nga një edukatore për dhunë.

Mësohet se edukatorja Z.B ka bërë kallëzim në komisariat ndaj drejtoreshës L.A.

Sipas edukatores, drejtoresha e ka dhunuar fizikisht në sy të fëmijëve të kopshtit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe verifikimin e ngjarjes.

Top Channel