Harron telefonin, futet në “ferr” dhe del prej andej i përcëlluar (Pamje të rënda)

12/12/2017 20:47

Telefoni është bërë pjesë e pandarë e jona dhe të shumtë janë ata që e kanë të vështirë ta heqin nga dora.

Por, një burrë në Kinë shkoi deri në “ferr” për të marrë telefonin e tij dhe më pas u rikthye sërish si një top zjarri.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një fabrikë prodhimi në në provincën Zhejiang. Fabrika u përfshi nga flakët dhe siç raportojnë mediat kineze një prej punëtorëve të saj pasi doli kur ra alarmi, u rikthye mes flakëve për të marrë telefonin e tij.

Prej andej jo vetëm që nuk doli me telefonin e tij, por për pak rrezikoi të mos dilte fare. Raportohet se burri është shoqëruar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel