“Golden Globes”, nominohen vetëm regjisorë meshkuj

12/12/2017 13:37

Gratë u përjashtuan nga gara për çmimin e regjisores më të mirë në “Golden Globes”. Nominimet u shpallën të hënën, e në kategorinë e rëndësishme do të përballen vetëm regjisore meshkuj, ndër të cilët Stiven Spielberg, Guilermo del Toro e Ridley Scott.

Greta Gerwig, e cila bëri debutimin regjisorial me filmin e vlerësuar nga kritika ‘Lady Bird’ e gjithashtu regjisorja e Wonder Woman, Patty Jenkins u lane jashtë.

Megjithatë 34 vjeçarja Gerwig u nominua për skenarin më të mirë, e gjithashtu dy aktorët që interpretojnë në filmin e saj Saoirse Ronan dhe Laurie Metcalf do të garojnë për Globin e Artë si aktoret më të mira protagoniste e ne rol dytësor.

I papritur ishte kandidimi i Christopher Plummer në kategorinë e aktorit më të mirë jo protagonist. Ai zëvendësoi Kevin Spacey muajin e kaluar në skenat e përfunduara të filmit “All the Money in the World” të Rideli Skot.

Mishel William, e cila ka rolin kryesor në film u nominua gjithashtu për Glob të Artë. Në një deklaratë Scott u shpreh krenar që performancat e mrekullueshme te Mishel dhe Chris u vlerësuan. Ndërsa mes prodhimeve që garojnë për filmin më të mirë janë “The shape of water”, “The post” e “Dunkirk”.

Top Channel