Gjithçka nisi një vit më parë. Në vigjilie të Festave të Fundvitit, mori udhë nisma Babagjyshi Sekret, një platformë onlinë që u dha mundësinë fëmijëve të dërgonin letrat me dëshirat për babagjyshin e tyre.

Gjithçka fillon nga shprehja e dëshirës mes një letre të shkruar nga vet fëmija me shkrim dore. Pranë çdo filiali të Postës Shqiptare, apo pranë çdo kutie postare të dedikuar të Babagjyshit Sekret, mund të postohen letrat e vogëlushëve. Fëmijë të ndryshëm të ciklit 9-vjeçar, nga e gjithë Shqipëria kanë mundësinë të shkruajnë me shkrim dore, një letër me kërkesë për dhuratë drejtuar “Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47”.

Pasi fëmijët të kenë postuar letrat e tyre, ato do të grumbullohen dhe do të dërgohen në pikën qendrore të grumbullimit në “Polin e Veriut”. Këto letra, organizohen sipas datave, skanohen dhe hidhen online në platformë.

Nga prej andej me afishimin e tyre, gjithkush do të jetë në gjendje të njihet me dëshirat e shumë vogëlushëve dhe të përzgjedhë se për kë apo për cilët prej tyre, do të bëhet babagjysh sekret i këtij fundviti.

Top Channel