Akord në BE për “Bashkimin Europian të Mbrojtjes”

12/12/2017 17:02

Shtetet e Bashkimit Europian ranë dakord për herë të parë, për një bashkëpunim të përhershëm ushtarak. Krahas Gjermanisë, në të do të marrin pjesë edhe 24 shtete të tjera të bllokut.

Bashkëpunimi do të çojë në krijimin e të ashtuquajturit “Bashkimi Europian i Mbrojtjes”. Një nga synimet në këtë kuadër është që unioni të bëhet më i zhdërvjellët dhe më i pavarur nga Shtetet e Bashkuara.

Bashkëpunimi i përhershëm i strukturuar, i cili u vendos formalisht në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, do të nisë me 17 projekte konkrete.

Nën udhëheqjen gjermane do të ngrihet një Komandë sanitare, do të ketë kryqëzime logjistike, si dhe një qendër trajnimi për pedagogët ushtarakë.

Veç kësaj janë parashikuar edhe një mbikëqyrje më e mirë e detit dhe zhvillimi i prototipave të automjeteve për këmbësorinë. Gjithashtu do të merren masa që në të ardhmen, BE-ja të dërgojë në raste krizash më shpejt trupa.

Për këtë është e interesuar para së gjithash Franca. Siç thotë “Deutsche Welle”, guri i themelit për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes u hodh muajin e kaluar, në një takim të përbashkët të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së.

Në atë kohë, shtetet e interesuara e informuan zyrtarisht BE-në se duan të themelojnë “PESCO”, shkrutim i “Permanent Structured Cooperation”, që në shqip do të thotë “Bashkëpunimi i përhershëm i strukturuar”. Në këtë bashkëpunim nuk marrin pjesë Danimarka, Britania e Madhe dhe Malta.

Top Channel