Është hedhur mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-ve të Champions League.

Shorti ka rezervuar përballje me vërtetë të forta që në këtë fazë të këtij kompeticioni. Juventus- Tottenham; Basel-Manchester City; Porto-Liverpool; Sevilla-Manchester United; Real Madrid-PSG; Shakhtar Donetsk-Roma; Chelsea-Barcelona; Bayern Munchen-Besiktas.

Kjo fazë e Champions League është historike për futbollin anglez, pasi për herë të parë ka 5 skuadra ende në garë për të fituar trofeun.

***
Ndërkohë, pas hedhjes së shoerit të Champions League do të hidhet shorti edhe për Europa League. Në këtë kompeticion, krahas 24 skuadrave të kualifikuara, u shtua edhe me 8 skuadra që i mbyllën grupet e Championsit në vendin e 3-të, si Atletico Madrid, Napoli, Borusia Dortmund, etj. Edhe këtu skuadrat ndahen në 2 vazo, ku në të parën bëjnë pjesë 12 ekipet e renditura të parat ne grupe dhe 4 ekipet me më shumë pikë, të ardhura nga vendi i 3-të i Championsit. Në vazon tjetër, bëjnë pjesë 12 ekipet që përfunduan të dytat dhe 4 ekipet e tjera të ardhura nga Champions League.

Vazo 1: Milan, Arsenal, Atalanta, Athletic Bilbao, Atlético Madrid, Braga, CSKA Moskva, Dynamo Kyiv, Lazio, Leipzig, Lokomotiv Moska, Plzeň, Salzburg, Sporting, Villarreal, Zenit

Vazo 2: AEK Athinë, Astana, Celtic, Crvena zvezda, Dortmund, FCSB, Køpenhagen, Ludogorets, Lyon, Marseille, Napoli, Nice, Östersund, Partizan, Real Sociedad, Spartak Moska.

Top Channel