Politika qendrore nuk po gjen konsensusin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit, por në nivel lokal në Kamëz, socialistët, demokratët dhe LSI kanë bashkuar votat për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në njoftimin e shpërndarë për shtyp nga kjo bashki, thuhet se buxheti është kaluar me votë unanime dhe ai është një prej buxheteve më të mëdha të planifikuar ndonjëherë për këtë bashki.

Bashkia e Kamzës thotë se objektivi prioritar i këtij buxheti do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në të gjithë territorin e Bashkisë, rritja e numrit të të punësuarve, zhvillimi ekonomik si dhe rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Buxhetit i Bashkisë për vitin 2018 është 2,232,787 mijë lekë. Sipas kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ky është buxheti më i madh i përgatitur deri më tani, ku një pjesë të konsiderueshme e zënë të ardhurat vendore dhe kjo ka ardhur falë një pune të mirë të bërë në terren, luftës ndaj informalitetit si dhe shtim të numrit të biznesit kjo fal lehtësirave që ju krijon bashkia si dhe komunikimit të mirë me biznesin.

Top Channel