Olsi Rama: Kemi dërguar letër në FSHF për titullin e 2016-s

11/12/2017 23:42

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, sapo është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të Partizanit. I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv, në Top Channel, Rama tregoi se një nga gjërat e para që ka bërë, është një letër drejtuar FSHF-së, për akordimin e titullit të 2016-ës, Partizanit.

“Që në fillim kontaktova me juristin e klubit dhe hartuam një kërkesë për atë titull, të cilën e kemi dërguar tashmë në FSHF. Me sa di unë, Federata po pret edhe vendimin e Apelit të UEFA-s, për të vepruar më pas. Gjithsesi, UEFA e dënoi Skënderbeun me 1 vit dhe e la jashtë kompeticioneve europiane, megjithatë, ne kemi durim dhe do presim të shprehet edhe Apeli”, tha Olsi Rama.

Titulli i sezonit 2015-2016 u fitua nga skuadra e Skënderbeut, ndërsa Partizani u rendit në vendin e dytë. Megjithatë, disa muaj më pas, UEFA vendosi të dënojë klubin korçar me një vit përjashtim nga garat europiane, për shkak të trukimit të disa takimeve, mes tyre edhe ndeshje të Superligës. Pikërisht për këtë arsye, klubi i Partizanit kërkon heqje ne titullit të Skënderbeut dhe akordimin e tyre ‘të kuqve.

Top Channel