Një tingull i pakapshëm për veshin e njeriut është identifikuar se vjen nga fundi i Oqeanit. Zhurma e tij është 10 mijë herë më e ulët se vala prej 20 hertz që kapet nga veshi i njeriut.

Shkencëtarët kanë qenë në dijeni të këtij tingulli të frekuencës shumë të ulët shumë vite më parë, por ende nuk dinë burimin e tij.

E pavarësisht se shkencëtarët pretendojnë se ajo është e pakapshme për veshin e njeriut, por mijëra persona këmbëngulin se e kanë dëgjuar atë.

Ndër vite kanë dalë teori të shumta për burimin e saj, që për herë të parë besohet se është dëgjuar në vitet 1960. Ku ndër më të përhapurat janë se është një projekt sekret nën ujë, një prezencë e mundshme e alienëve apo edhe ndonjë lloj peshku i rrallë.

E pas shumë vitesh ky tingulli misterioz është regjistruar për herë të parë nga shkencëtarët. Tanimë, duke matur tingullin duke përdorur nën ujë seismometra të vendosur përreth globit, shkencëtarët mund të jenë të aftë të zbulojnë burimin.

Top Channel