Milan, Fassone: Pa Ligën e Kampioneve, largohet një emër i rëndësishëm

11/12/2017 12:47

Administratori i deleguar i Milanit, Marco Fassone nuk e ka mohuar mundësinë që një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës të largohet në muajin qershor nëse kuqezinjtë dështojnë në objektivin e tyre për të hyrë në zonën Champions.

“Gjërat nuk varen nga akordet me UEFA, por nëse Milani nuk do të mund të sigurojë të ardhurat që shpresohen nga një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampioneve, atëherë do të na duhet të rishohim strategjinë tonë”, tha Fassone.

Një kuaklifikim në Europa League do të thotë një ulje të ardhurash prej 30 milionë Eurosh kështu që do të na duhet të shesim ndonjë lojtar për të siguruar më shumë të ardhura nëse duam që të bëjmë blerje të reja.

Top Channel