Kryemadhi: Opozita shqiptare, sfida të ngjashme me ato të dhjetorit ‘90

11/12/2017 22:37

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uroi 27-vjetorin e Partisë Demokratike.

“I uroj suksese edhe liderit të saj, zotit Lulëzim Basha. PD lindi si një nevojë për ndryshim. Kjo është ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorancë dhe në opozitë”, shprehet Kryemadhi.

Më tej, kreu i LSI-së shton: “Opozita shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato të dhjetorit ’90. Dhjetori ‘90 është një mësim si rrëzohen diktaturat”.

Top Channel