Europa League, Atalanta kundër Dortmund; Milani gjen Ludogorets

11/12/2017 13:29

Shorteu i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë Atalantën e Etrit Berishës përballë gjermanëve të Dortmund.

Shorteu është treguar më zemër mirë me kuqezinjtë e Milanit duke i vënë përballë Ludogorets. Përballje e cila do të vendosë shumë për të ardhmen e ekipit të Gennaro Gattusos.

Përballjet e tjera të Europa League në 1/16

///***///
Në këtë kompeticion, krahas 24 skuadrave të kualifikuara, u shtuan edhe 8 skuadrat që i mbyllën grupet e Championsit në vendin e 3-të, si Atletico Madrid, Napoli, Borusia Dortmund, etj.

Edhe këtu skuadrat u ndanë në 2 vazo, ku në të parën bënë pjesë 12 ekipet e renditura të parat ne grupe dhe 4 ekipet me më shumë pikë, të ardhura nga vendi i 3-të i Championsit. Në vazon tjetër, bënë pjesë 12 ekipet që përfunduan të dytat dhe 4 ekipet e tjera të ardhura nga Champions League.

Vazo 1: Milan, Arsenal, Atalanta, Athletic Bilbao, Atlético Madrid, Braga, CSKA Moskva, Dynamo Kyiv, Lazio, Leipzig, Lokomotiv Moska, Plzeň, Salzburg, Sporting, Villarreal, Zenit

Vazo 2: AEK Athinë, Astana, Celtic, Crvena zvezda, Dortmund, FCSB, Køpenhagen, Ludogorets, Lyon, Marseille, Napoli, Nice, Östersund, Partizan, Real Sociedad, Spartak Moska.

Top Channel